Elbasan/ Betonierja del nga rruga pas defektit teknik, plagoset drejtuesi 60-vjeçar

Një betoniere që i përkiste një firmë ndërtimi ka dalë nga rruga ditën e sotme në Elbasan, dyshohet për shkak të një defekti teknik.

Raportohet se për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, 60-vjeçari Th. Zh.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të betonieres.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në fshatin Fush bull, betonierja e një firme ndërtimi, që drejtohej nga shtetasi Th. Zh., rreth 60 vjeç, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi Th. Zh., i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të betonieres.

Arena e Lajmit

Elbasan/ Betonierja del nga rruga pas defektit teknik, plagoset drejtuesi 60-vjeçar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook