Ish-deputeti i Partisw Socialiste Alket Hyseni ka takuar ish-Sekretaren e Departamentit tw Shtetit tw SHBA, Hillary Clinton nw Konferencwn e Sofjes tw organizuar nga Fondacioni Clinton Global Initiative.
Hyseni shkroi nw rrjetet sociale se i shprehu mirwnjohjen dhe respektin e shqiptarëve për kontributin e tyre historik dhe veçanërisht Presidentit Bill Clinton për lirinë e Kosovës dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit.
“Me ftesë të Fondacionit Clinton Global Initiative, në Konferencën e Sofjes, pata nderin të takohem me Sekretarin e 67-të të Departamentit të Shtetit të Amerikës.. Shpreha mirënjohjen dhe respektin tim të përjetshëm të shqiptarëve për kontributin e tyre historik dhe veçanërisht Presidentit Bill Clinton për lirinë e Kosovës dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit”, shkroi ai në Facebook.