“Operacioni i SPAK shou propaganistik”, Noka: Berisha i burgosur politik. Dumani po sulmon personalisht ish-kryeministrin, Metën dhe Mediun

Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka, i ftuar në emisionin Kjo javë nga Nisida Tufa në News 24 tha se operacioni i SPAK ishte propagandistik, duke u shprehur se ai (operacioni) u dekonspirua.

Noka theksoi se Sali Berisha është i burgosur politik. Sipas tij, kreu i SPAK Altin Dumani po sulmon personalisht ish-kryeministrin Sali Berisha, Ilir Metën dhe Fatmir Mediun.

Flamur Noka: Sali Berisha është i burgosur politik, ndodhet me masë sigurie pa asnjë akuzë. Unë e quaj SKAP, sepse që ditën e parë e vërtetua që nuk është SPAK. Struktura e Posaçme ka amnistuar krimin elektoral. SPAK bën operacione për të rregulluar imazhin. Në Bashkinë e Tiranës është vjedhur 100 përqind. Në Shqipëri kanë ikur edhe investitorët e huaj, sepse këta iu kanë kërkuar para. Kreu i 5D është Erion Veliaj. Dini që për inceneratorët të jetë dënuar Veliaj. SKAP është ai që korrupsionin madhor nuk e kap, por nëse tre veta pijnë hashash në lagje quhet organizatë kriminale. Sali Berisha që është simbol i antikorrupsionit dhe antikrimit është i burgosur politik. Dumani po sulmon personalisht Berishën, Mediun, Metën. Ka 11 vjet që qeveria vjedh dhe nuk heton. Operacioni i SPAK është shou propagandistik. Të gjitha bandat që u hetuan nga Forca e ligjit, merrnin pjesë në vjedhje votash. Ka 50 urdhër-arreste dhe asnjë i arrestuar përtej burgjeve. Ky operacion u dekonspirua, e dinte gjithë Lezha se do arrestohej Arben Ndoka, prandaj u arratis, është operacion i dekonspiruar. Nuk ka drejtësi këtu, por vetëm padrejtësi.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Operacioni i SPAK shou propaganistik”, Noka: Berisha i burgosur politik. Dumani po sulmon personalisht ish-kryeministrin, Metën dhe Mediun

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook