Policia Kufitare në Muriqan ka arrestuar një 34-vjeçar nga Shqipëria, pasi dyshohet se donte të dilte nga vendi me një sasi lënde narkotike. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Arena e Lajmit se në pranga përfundoi shtetasi Vilson Tahiri.
“Tentoi të dilte nga Shqipëria, me një sasi cannabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari. Sekuestrohen lënda narkotike, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit”, njofton policia.
Njoftimi:
Tentoi të dilte nga Shqipëria, me një sasi cannabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari.
Sekuestrohen lënda narkotike, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit.
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Shkodër, vuri në pranga shtetasin V. T., 34 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 3 qese të vogla.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️
#denonconë112📞 ✅
(Arena e Lajmit)