Familjarë dhe të aferm të 40-vjeçares Enkelejda Limaj i kanë dhënë këtë të shtunë lamtumirën e fundit, ndërsa trupi i saj është sjellë në Vlorë.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për balkanweb se 40-vjeçarja humbi jetën pak ditë më parë në Greqi, ndërsa u masakrua nga ish-bashkeshorti i saj, i cili tashmë është arrestuar nga policia greke.
Të aferm dhe familjarë e cilësojnë një ngjarje shumë të rëndë, ndërsa pranojnë se çifti kishte patur konflikte të herëpashershme. Mes dhimbjes nuk mungojnë të kërkojnë edhe drejtësi, që ngjarje të tilla të mos përsëriten.
Çifti ishte i martuar kur Enkelejda ishte vëtem 17 vjeçe dhe e kishin zhvendosur jetën ne Greqi. Jashtë kamerave i vëllai i saj ka theksuar se ngjarja është shumë e rënde dhe një plagë e madhe për familjen.
(Arena e Lajmit)