E ftuar në ‘E diell N’trip’ Egli Tako ndër të tjera u pyet për ftesën për t’u futur në BBVA.
Ajo u shpreh se ndihet falënderuese për ftesën, por nuk ishte çasti i duhur për të marrë pjesë këtë sezon.
Që në fillim mendoja se nuk duhej të futesha. Jo se nuk doja, thjesht bëra disa arsyetime.
E pyetur nëse do të futet vitin e ardhshëm, ajo nuk dha një përgjigje konkrete, por shprehu dëshirën.
Rikujtojmë se Egli Tako është ndarë me Olsi Bylykun, i cili ishte pjesë e BBVA, që mund të jetë një nga arsyet pse nuk e ka parë të arsyeshme pjesëmarrjen këtë sezon.
Mirë bëra që nuk hyra, – tha ajo, mandej u pasua nga Argjira, e cila tha me të qeshur, për arsyet që i dimë të gjithë.