“Interi klubi ideal”, rrëfimi i Pavard: Titulli më dha një ndjesi unike, kam sakrifikuar shumë

Lojtari i Interit, Benjamin Pavard analizoi sezonin me zikaltërit. Ai u ndal, te fitimi i titullit kampion, në Itali.

“Festa ishte e jashtëzakonshme, nuk kisha parë diçka të tillë në të kaluarën. Kaluam orë të tëra në autobuzin e hapur, iu kërkova edhe prindërve të mi që të ishin në shesh. Kalova pranë tyre dhe i pashë që po i shtynin të gjithë që të afroheshin tek unë, ishin në lot dhe në atë moment pata shumë emocione.

Kanë bërë shumë sakrifica që unë të isha në këtë pozita. Inter për mua ishte klubi ideal, më lejoi që të luaja në pozicionin tim natyral. Europiani? Në futboll luhet për të fituar dhe për të dhuruar emocione, shpresoj që të përjetojmë të njëjtat emocione si në Botëror. Finalja është më 14 korrik, që për ne francezët është festë kombëtare.

Triumfi në Europian do të ishte i jashtëzakonshëm, por do t’i marrim ndeshjet me radhë pasi nuk do të shkojmë lehtë në finale. Duhet të harrojmë edhe atë finalen e Botërorit, që psikologjikisht ishte e vështirë për t’u përballuar, akoma e mendoj ndonjëherë” – Tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

“Interi klubi ideal”, rrëfimi i Pavard: Titulli më dha një ndjesi unike, kam sakrifikuar shumë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook