Operacioni i fundit i SPAK ka zbardhur detaje mbi aleancat mes grupevekriminale për të eleminuar armiqtë e tyre.
Kështu, sipas SPAK, është zbardhur plani i Ervis Martinajt për eklzekutimin e Fatmir Hysenit i njohur si “Doçja”. Ky i fundit akuzohej për vrasjen e mikut të Martinajt, Santiago Malko.
Martinaj kontaktoi Viktor Imerin dhe disa vrasës me pagesë, por nuk arritën “Doçen”, për shkak se ai ishte në kërkim.
Një tjetër episod është plani që deputeti Ndoka kishte për vrasjen e Aleksandër Dedës i njohur si “Leksi i Druve”. Ndoka dyshonte se ai kishte rol në vrasjen e të vëllait. Në këtë episod përfshihet edhe nipi i tij Samueli, dhëndri Arjan Tuku dhe Vinsent Tuku.