Një ngjarje e rëndë tronditi këtë të dielë qytetin e Lushnjes, ku një 82-vjeçar plagosi me armë gjahu vajzën e tij 40-vjeçare e më pas i dha fund jetës së tij.
Ngjarja ndodhi në lagjen ’18 Tetori’ në Lushnje, ku 82-vjeçari Behar Musaku dyshohet se pas një konflikti të çastit qëlloi me armë gjahu vajzën e tij Rudina Musaku, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Menjëherë pasi plagosi të bijën, 82-vjeçari i dha fund jetës së tij, me të njëjtën armë që qëlloi 40-vjeçaren.
Sipas policisë, 82-vjeçari armën e kishte të pajisur me lejen përkatëse, ndërsa mësohet se 40-vjeçarja jetonte në Tiranë dhe kishte shkuar e në shtëpinë e prindërve për vizitë.
Nga ana tjetër, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.