Alan Shearer: Anglia ka shanse të mëdha për fitimin e Europianit, ky lojtar mund të jetë “faktori X”

“Ikona” e njohur, Alan Shearer, në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se Anglia ka mundësi të madhe për të fituar Europianin.

“Ne kemi një mundësi të madhe për ta fituar turneun, pa dyshim. Herën e fundit humbëm me penallti, në Ëembley. Është një mundësi për këta djem që të bëjnë historinë, siç e bëri brezi i ’66-ës. Të shpresojmë se do t’ia dalin. Anglia duhet të gjejë një mënyrë për ta arritur suksesin, sepse mendoj se ky është viti i duhur.

Jude Bellingham? Ai mund të jetë “faktori X”, nëse shikoni se çfarë ka arritur. Numrat e tij te Reali këtë sezon, golat dhe asistimet e tij, nuk janë të lehta për t’u bërë. Nuk ka dyshim që të luajë për Anglinë në Evropian nuk do ta ndiejë aspak presionin, ai do të luajë një rol shumë të rëndësishëm” – Tha ai.

Arena e Lajmit

Alan Shearer: Anglia ka shanse të mëdha për fitimin e Europianit, ky lojtar mund të jetë “faktori X”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook