Arlind Qori: S’jam për politikë sharlatanësh, aleancat do i kemi parimore

Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, nga studio e Neës24, ku ishte i ftuar nga moderatorja Ina Qirjo, tha se jemi në një veprimtari të përditshme, kemi nisur një fushatë për të sqaruar qytetarët për problemet që kanë dhe se si mund të zgjidhen ata.

“Ne kemi një analizë ekonomike, që sipas nesh i jep zgjidhje propozimeve që ne bëjmë për të pasur 320 mijë lekë pensionin në muaj”, tha Qori.

Ai u shpreh se kemi pritshmëri shumë të mëdha për zgjedhjet e 2025, referuar rezultatit që morëm në zgjedhjet e 2023-it kur kishim vetëm 6 muaj kohë që ishim krijuar si një parti e re.

“Ne nuk jemi për një politikë sharlatanizmash, por kemi pritshmëri shumë të mëdha”, tha ai.

Qori tha se aleancat duhet të jenë vetëm parimore, që ne duhet të themi të vërtetën, nuk duhet të kursejmë asnjë kur ti drejtojmë gishtin e problemeve.

“Do të doja shumë që të gjitha partitë që nuk kanë qenë në pushtet në Shqipëri të bënin të njëjtën gjë. Ne gishtin e drejtojmë te cilido që shkakton problemin, ndërsa të tjerët e drejtojnë gishtin te politikani, por jo te ai mafiozi apo oligarku”, tha Qori.

Referuar skandaleve që ka përfshirë mazhorancën, Qori tha se në çdo vend demokratik do të ishte rrëzuar Qeveria.

“Ai që vjedh kaq shumë nuk e bën vetëm për jetesën e tij, por për të mbajtur rreth vetes klientelën, ato që i përdorin më pas edhe në zgjedhje apo për të kërcënuar votuesit dhe për të mbajtur pushtetin”, tha Qori.

Arena e Lajmit

Arlind Qori: S’jam për politikë sharlatanësh, aleancat do i kemi parimore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook