Berisha: Duhet përballje, Rama nuk ikën ndryshe

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në fjalimin që mban nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie prerj 30 dhjetorit, tha se çdo ditë regjimi i bazuar në vjedhjen, drogën dhe krimin del para shqiptarëve dhe botës më i shëmtuar.

Berisha ka ripërsëritur akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij, duke theksuar se regjimi po bëhet çdo ditë bëhet më i egër, çdo ditë është një ditë jo e mirë për qytetarët e këtij vendi.

“Sot çdo shqiptar duhet të shtrojë pyetjen vetes: a duhet të shpëtojmë nga ky regjim? A duhet të dalim nga kthetrat e kësaj diktature? Apo duhet të qëndrojmë skllevër të propagandës trulluese të tij? Të varfërisë në rritje që sjell?

Unë besoj se çdo njeri i civilizuar ka vetëm një përgjigje: o sot o kurrë, nuk duhet të durojmë më.

Ka një problem në themel tek ne, sepse në qoftë se Edi Rama, qeveritarët e tij qëndrorë, vendorë, zyrtarët e tij na shohin ne si qenie për t’u poshtëruar, për t’u vjedhur, për t’u shfrytëzuar, për t’u varfëruar, ne do mund të fitojmë vetëm kur t’i quajmë ata armiq, armiq, armiq, armiq.

Kur ne t’i themi armikut armik, sigurisht që do ketë qytetarë që do tremben, do ketë të tjerë që do druhen”, tha Berisha.

Duke e konsideruar si pushtim qëndrimin e Edi Ramës në qeverisje, Berisha u shpreh se nuk ka pushtim që ikën pa përballje.

“Nuk ka të keqe që largohet pa u përballur dhëmb për dhëmb dhe pa e shkulur nga rrënjët atë”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

Berisha: Duhet përballje, Rama nuk ikën ndryshe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook