Finalja e “Final Four”, situata te Partizani në prag të ndeshjes

Partizani synon titullin kampion në Shqipëri, teksa në finalen e “Final Four” përballë do jetë Egnatia. Të kuqtë në fazën më të rëndësishme të sezonit kanë arritur të jenë të plotë dhe e presin finalen në formën më të mirë fizike, me avantazhin edhe të dy ditëve më shumë pushim.

Të shtunën të kuqtë kanë zbarkuar në stërvitje për një seancë rikuperuese, teksa dje është lënë pushim. Sot nisin zyrtarisht përgatitjet për finale e madhe. Tedi Cara dhe Gjelbrim Taipi, të cilët kanë pasur probleme fizike, janë integruar 100% më grupin dhe do të jenë të gatshëm të luajnë nga minuta e parë të dielën.

Pjesa tjetër e skuadrës janë gjithashtu të gatshëm, me përjashtim të Bytyçit, i cili stërvitet pjesërisht me ekipin dhe është pranë rikuperimit të plotë nga dëmtimi i pësuar në ligamentin e gjurit.

Arena e Lajmit

Finalja e “Final Four”, situata te Partizani në prag të ndeshjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook