“Gërmuan 25 vite më parë, por…”/ “Përfituan 55 mln euro me tendera e leje ndërtimi”, Xhemal Qefalia për akuzat e Këlliçit: Kushdo që abuzon, të mbajë përgjegjësi ligjore

Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia, i ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në News24, i është përgjigjur Belind Këlliçit, në lidhje me akuzat se ai dhe vëllezërit e tij kanë përfituar 55 mln euro me tendera dhe leje ndërtimi.

Qefalia mohon të ketë përfituar, duke u shprehur se është vetëm një deputet e nuk ka të drejtë firme apo vule që të ndihmonte vëllezërit e tij.

Deputeti i PS shtoi se është “gërmuar” 25 vite më parë, kohë në të cilën tha se Këlliçi ishte në moshën 10-12 vjeçare.

“Unë nuk kam pasur as të drejtë firme e as vule për të pasur këtë ndikim. Vëllezërit e mi, dikush zgjodhi të merret me politikë, dikush me biznes apo media, në këtë kontekst referimi që i është bërë deklaratës duke marrë në referencë 1999, u pa me vëmendje 25 vite më parë për të parë nëse të afërmit e mi janë marrë me këtë biznes.
Kushdo që abuzon me fondet publike duhet të mbajë përgjegjësi ligjore.

Karrierën politike unë nuk e kam nisur kur kanë nisur firmat. Grupi parlamentar ka 74 deputetë. Nuk jam unë personi më i rëndësishëm që paskam ndikuar”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Gërmuan 25 vite më parë, por…”/ “Përfituan 55 mln euro me tendera e leje ndërtimi”, Xhemal Qefalia për akuzat e Këlliçit: Kushdo që abuzon, të mbajë përgjegjësi ligjore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook