Indrit Sefa, Sekretar i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, duke komentuar në emisionin “Open” në News24, operacionin e fundit të SPAK, tha se aty tregohet lidhja e politikës me krimin.
Sefa, ndërsa ka vlerësuar punën e SPAK, tha se lidhjet e krimit me politikën kanë që në 2013-ën, kohë kur Edi Rama thoshte të bashkohemi për të mundur të djathtën.
“Është një operacion i suksesshëm, duhet ta themi. Nuk ëhstë faji i SPAK që këta persona janë liruar nga burgu apo si e kanë fituar lirinë”, tha Sefa.
Në vijim ai shtoi se për të bërë një operacion të këtyre përmasave duhet një përfshirje e forcave të FNSH, RENEA, të cilat SPAK nuk mund ti kontrollojë.
“Qeveria nuk financon atë strukturë që SPAK ka kërkuar për të vepruar në operacione të tilla, ndaj dhe vijnë ato deklaratat e kreut të SPAK përsa i takon Policisë”, tha Sefa.