Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Shkodër.
Një kamion ka dalë nga rruga, teksa i plagosur ka mbetur drejtuesi
Sipas informacioneve nga Policia ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur Ura e Shtrenjtë në Shkodër
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrolli të mjetit nga drejtuesi S. M., 28 vjeç.
I plagosuri është transportuar për në spital dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Teksa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga drejtuesi, kamioni ka dalë nga rruga.
Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi S. M., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.