Presidenti i PL-së, Ilir Meta, nga Lubjana ku ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga IFIMES, e ka cilësuar si çmenduri vendosjen e ish-Kryeministrit Sali Berisha në masën e arrestit të shtëpisë. Meta e ka cilësuar si një proces politik, i mbështetur vetëm në propagandë, dhe pa prova.
“Ajo që ka ndodhur me Berishën eshtë një çmenduri. Kemi të bëjmë me një proces politik dhe ndalimi i tij është tërësisht politik, pa asnjë prove, por mbështetur vetëm mbi propagandë.
Ai është ndaluar sepse ka denoncuar çdo ditë energjikisht korrupsionin e Qeverisë dhe ka kundërshtuar energjikisht ndryshimin e kufijve të Kosovës, një projekt që është mbështetur nga Edi Rama”, tha Meta.