Teuta sezonin që mbylli s’bëri një performancë shumë të mirë, ku pas disa edicionesh si skuadër pretendente e Kategorisë Superiore sezonin e kaluar e mbylli në vendin e gjashtë në renditje.
Durrsakët dështuan sërish për të qenë në Europë, një kompeticion që ata s’janë pjesëmarrës që pas shpalljes kampionë të Shqipërisë. Ngelet për t’u parë nëse këtë sezon ata do të ndërtojnë një skuadër pretendente për një trofe.