Trajneri i Romës pas ndeshjes: Kemi bërë një punë fantastike, po mendoj edhe për merkaton

Trajneri i Romës, De Rossi analizoi fitoren 1-0 ndaj Genoas.

“Kemi bërë një punë fantastike dhe dua të falënderoj të gjithë futbollistët për atë që kanë dhënë nga muaji janar e deri tani. Jam shumë i kënaqur, por sigurisht që nuk mjaftohem me kaq, pasi sezonin e ardhshëm duhet të rikthejmë Romën mes 4 ekipeve më të mira në Itali.

“Merkato- Të them të drejtën, gjatë kësaj kohe kam bërë edhe pak skautin, duke menduar organikën e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Kam shumë emra në mendje, por fillimisht duhet të flas me drejtuesit mbi projektin, mundësitë dhe strategjinë që do të duhet të ndjekim. Do të doja të vazhdoja përpara me pjesën më të madhe të futbollistëve aktualë, por edhe duke shtuar disa element që do të na bënin edhe më të fortë” – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Trajneri i Romës pas ndeshjes: Kemi bërë një punë fantastike, po mendoj edhe për merkaton

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook