Begaj pret në takim kandidatin për eurodeputet, Muharrem Salihu: Modeli i shqiptarit të suksesshëm, ka kontribuuar për bashkëatdhetarët

Presidenti i Repubikës, Bajram Begaj priti në një takim akivistin dhe sipërmarrësin nga Lugina e Preshevës, Muharrem Salihu, kandidat për Parlamentin Europian në siglën e koalicionit ”Stati Uniti Di Europa”.

Presidenti Begaj duke i uruar suksese në këtë garë e përgëzoi kandidatin Salihu, për angazhimin në përkrahje të pakicave, në veçanti për ndihmën e dhënë ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Gjatë bisedës, kreu i shtetit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes bashkëatdhetarëve shqiptarë.

Duke vlerësuar modelet e suksesshme të shqiptarëve nëpër botë, Presidenti i Republikës shprehu bindjen se “ata do të jenë gjithmonë kontribues për kombin veç imazhit të mirë që përcjellin në vendet ku jetojnë e punojnë”.

()

Arena e Lajmit

Begaj pret në takim kandidatin për eurodeputet, Muharrem Salihu: Modeli i shqiptarit të suksesshëm, ka kontribuuar për bashkëatdhetarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook