Edicioni i 5-të i Konkursit të Ideve të Biznesit/ B4Students fton të rinjtë që kanë një ide biznesi: Grant 5 mijë euro

 

Edicioni i 5-të i Konkursit të Ideve të Biznesit është një ftesë e hapur për të gjithë studentët që kanë një ide biznesi dhe duan ta zhvillojnë atë më tej, si ekip ose individualisht, me mbështetjen e B4Students.

Pjesëmarrësit kanë mundësi të sigurojnë grant deri në masën 5 mijë Euro për ndërtimin e biznesit dhe fillimin e operimit, kreditim preferencial në partneritet me Tirana Bank, trajnime tematike nga profesionistë, mentorim për 6 muaj nga ekspertë të B4Students, si dhe ekspozim me Grupin BALFIN për mundësi partneriteti.

• Të gjithë aplikantët ftohen në trajnim në fusha specifike për të zhvilluar idetë e tyre të biznesit, si dizenjimi i të menduarit, hulumtimi i tregut, marketing dhe shitje, zhvillimi i planit të biznesit dhe prezantimi i tij.
• Të gjithë aplikantët kanë mundësi të ekspozohen me rrjetin e bizneseve partnere të B4Students dhe të sigurojnë bashkëpunim dhe investime.
• Për fituesit mundësohet mentorim i personalizuar bazuar në nevojat e tyre të identifikuara për hyrjen në treg dhe ushtrimin e veprimtarisë.

Hapi i radhës? Dërgimi i Idesë së Biznesit.

Aplikoni në linkun e mëposhtëm: https://b4students.com/bic-apply-now/

Dita e fundit për të aplikuar është 30 Maj 2024.

Për më shumë informacion për kompeticionin (klikoni këtu)

B4Students është program social i Fondacionit Mane, me fokus edukimin dhe të rinjtë. Programi i dedikohet studentëve që synojnë të avancojnë në karrierë dhe sipërmarrje, duke i krijuar mundësi të reja dhe ofruar mbështetje. Ky është një program dinamik, tërësisht i përshtatur dhe plotësisht i dedikuar për studentët, që krijon mundësi dhe ofron mbështetje për krijimin e bizneseve të reja, zhvillimin e projekteve sociale, aftësimin profesional dhe rritjen personale. Qëllimi ynë për të ardhmen është të zgjerojmë praninë rajonale të B4Students, për të kontribuar në fuqizimin dhe integrimin e të rinjve, promovimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe shkëmbimin e përvojave, si dhe në përshpejtimin e inovacionit dhe rritjes ekonomike. B4Students u prezantua për publikun në vitin 2021.

Arena e Lajmit

Edicioni i 5-të i Konkursit të Ideve të Biznesit/ B4Students fton të rinjtë që kanë një ide biznesi: Grant 5 mijë euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook