Gabriel Escobar: Uroj që drejtimin e opozitës të mos e marrë dikush që na kujton kohët e këqija në vitet ‘90

Teksa është në ditët e tij të fundit të punës si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit, Gabriel Escobar deklaroi se Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin. Duke folur për Shqipërinë të emisionin Balkan Debrief të gazetares Ilva Tare, Escobar tha se duhet të ketë parti të afta që të ruajnë njëra-tjetrën dhe të denoncojnë abuzimet apo shkeljet e ligjit.

Mes të tjerash ai ka shigjetuar opozitën, ndërsa theksoi se “drejtimin e saj mos ta marrë dikush që kujton kohët e këqija të viteve 90”.

“Ka shumë sfida në Shqipëri. Çështja e korrupsionit, manipulimi i disa institucione. Na duhen parti politike të afta që të ruajnë njëra-tjetrën. Ne kemi nevojë për një opozitë që mund të mbajë qeverinë përgjegjëse, që mund t’u ofrojë njerëzve opsione, një sërë opsionesh për t’u përballur me sfidat me të cilat duhet të përballet Shqipëria në rrugën e saj evropiane dhe për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj, e qartë për udhëheqjen e saj. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90.

Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”, tha Escobar për gazetaren Ilva Tare.

()

Arena e Lajmit

Gabriel Escobar: Uroj që drejtimin e opozitës të mos e marrë dikush që na kujton kohët e këqija në vitet ‘90

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook