“Revansh i sundimit të ligjit ndaj krimit”, Balla: Përgëzime policisë, u prangosën 2 të dyshuar për vrasje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se ministria që drejton synon që të sjellë revanshin e sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar.

Balla ka përgëzuar Policinë për kapjen e dy personave në Korçë, që dyshoheshin për vrasje në Greqi, por edhe për kapjen e të dyshuarve të tjerë.

Postimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

Rezultatet e arritura janë vetëm fillimi i një revanshi të sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar. Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të luftuar krimin e organizuar, për të gjetur dhe ndaluar personat në kërkim nga drejtësia, si dhe hetimet e përbashkëta për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në Shqipëri apo në vende të tjera, janë forma më e mirë për të goditur krimin. Përgëzime Policisë së Shtetit📍 Korçë, Tiranë, Kavajë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër dhe Fier, për operacionet e orëve të fundit, të cilat rezultuan me arrestimin e dy shtetasve të dyshuar për një vrasje në Greqi rreth 16 vite më parë si dhe shtetas të tjerë të përfshirë në vepra të tjera penale.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Revansh i sundimit të ligjit ndaj krimit”, Balla: Përgëzime policisë, u prangosën 2 të dyshuar për vrasje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook