“Të mos lejohet të jetë në sistemin e drejtësisë për 15 vite”, KPA merr sot vendimin mbi ankimin e Komisionerit Publik për kreun e KLP Alfred Balla

Sot në orën 13:00 pritet të jepet vendimi i KPA në lidhje me ankimimin e Komisionerit Publik ndaj Alfred Ballës.

Komisioneri Publik i kërkoi KPA ndryshimin e vendimit të KPK për kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Ballën.

Sipas komisionerit, procesi për Ballën duhej ndërprerë, pasi nuk e gëzon statusin e Magjistratit.

Po ashtu ai tha se zotit Balla duhet t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. Ligji thekson se anëtarët e KLP apo KLGJ kur iu mbaron mandati, kanë të drejtën që të emërohen dhe të kenë funksione në sistemin e drejtësisë.

Arena e Lajmit

“Të mos lejohet të jetë në sistemin e drejtësisë për 15 vite”, KPA merr sot vendimin mbi ankimin e Komisionerit Publik për kreun e KLP Alfred Balla

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook