Zero mungesa te Partizani, nis puna për finalen e titullit

Partizani ka nisur dje përgatitjet për betejën e së dielës, e fundit dhe më e rëndësishmja e këtij sezoni. Kundër Egnatias luhet i gjithë sezoni i të kuqve, që do të synojnë të mbeten skuadra më e mirë e këtyre muajve të fundit.

Të kuqtë kanë regjistruar plot 6 fitore radhazi dhe ndaj rrogozhinasve synohet e shtata. Dje Shehi i ka vënë të gjithë nën urdhra. Ka nisur analiza dhe përgatitja taktike e ndeshjes së fundit të sezonit. Gjatë këtyre dy ditëve trajneri pritet edhe të vendosë mbi 11 lojtarët që do të luajnë nga minuta e parë. Rreshtimi i kuq nuk pritet të ketë shumë ndryshime, nisur nga fakti se kundër Skënderbeut funksionoi gjithçka. Dyshimi i vetëm është Tedi Cara, i cili është rikuperuar plotësisht dhe me shumë mundësi do të zgjidhet titullar. Sa i përket dëmtimeve, lista e mjekëve është e pastër.

Arena e Lajmit

Zero mungesa te Partizani, nis puna për finalen e titullit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook