Lojtari i Leverkusen: Arritje të mahnitshme deri tani, kjo skuadër nuk ndalet

Amine Adli, lojtari i Leverkusen foli për mediat në prag të finales së Europa League ndaj Atalantës.

“Ndjenjë e çuditshme. Askush prej nesh nuk e mban mend se si është të humbësh një ndeshje dhe si duhet të reagosh më pas. E kemi harruar plotësisht atë ndjesi.

Fituam titullin pa u mposhtur, një arritje e mahnitshme, por do të jetë tepër e dhimbshme për ne nëse humbasim finalet me Atalantën dhe Kaiserslautern.

Disa nga sekretet tona janë qetësia që kemi dhe alegria e atmosfera e shkëlqyer në dhomat e zhveshjes. Të gjithë djemtë janë të këndshëm në stilin e tyre, sidomos Frimpong. Ai na shkrin gazit, ka raste kur bën për të qeshur edhe trajnerin.

Xabi Alonso? Shumë i zgjuar. Trajneri më njeh shumë mirë, i ka të qarta cilësitë dhe dobësitë e mia. Ai e di që unë kam shumë energji. Ka raste kur duhet të shtysh në maksimum, por duhet të të jesh edhe i qetë.

Kam mësuar shumë gjëra nga trajneri, sidomos sa i përket pozicionimit dhe qëndrimit tim në fushë. Gjithashtu jam përmirësuar me të në aspektin e leximit të lojës.

Jemi një grup i mirë djemsh. Të gjithë janë gati të ndihmojnë njëri-tjetrin. Duam të zgjasim sa më gjatë këtë ndjenjën e pathyeshmërisë. Jemi të lumtur, kënaqësi të takohesh çdo ditë me miqtë dhe shokët e tu”,  – tha ai.

Arena e Lajmit

Lojtari i Leverkusen: Arritje të mahnitshme deri tani, kjo skuadër nuk ndalet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook