Mediat italiane janë të bindura. Thiago Motta do të jetë trajner i Juventusit. Mungon vetëm përcaktimi i detajeve, sipas asaj që shkruhet, trajneri i njohur do të ndajë rrugët shumë shpejt me Bolognan, për të firmosur më pas për “Zonjën e vjetër”.
“Timonieri” mbahet mend për faktin se kërkohej nga bardhezinjtë prej kohësh, por duket se vetëm tani është koha e duhur. Motta do të zëvendësojë Allegrin, i larguar pas tensionit të panevojshëm në finalen e Kupës së Italisë.
41-vjeçari Motta udhëhoqi Bolognan drejt suksesit historik, kualifikimit të madh në Champions. Ai qëndroi në pankinën e kësaj skuadre për 75 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht 1.71 pikë për ndeshje.
(J.S/)