“Puna e SPAK për t’u vlerësuar”, Majko: Ka ende vakanca në Byronë Kombëtare të Hetimit. Struktura e Posaçme ka bërë punë cilësore

Deputeti i PS-së Pandeli Majko, në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve, pas fjalës së kreut të SPAK Altin Dumani, tha se puna e Strukturës së Posaçme është për t’u vlerësuar.

Majko theksoi se ka ende vakanca në Byronë Kombëtare të Hetimit, duke shtuar se vlerëson faktin që SPAK ka bërë një punë cilësore.

Pandeli Majko: Puna e SPAK është për t’u vlerësuar. Disa rekomandime ne mund t’i shohim. Ka ende vakanca në Byronë Kombëtare të Hetimit. SPAK nuk ka plotësuar disa prej rekomandimeve. Duhet shtuar vëmendja tek krimet zgjedhore, duke pasur parasysh se më 2025 do kemi zgjedhje. Çdo vit ka ndryshime cilësore në punën e SPAK, që është struktura shtetërore që vlerësohet nga shqiptarët. Nuk mund të jemi kundër frymës të përgjithshme të opinionit publik. SPAK raporton në bazë të ligjit e nuk merr urdhra nga parlamenti.

 

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Puna e SPAK për t’u vlerësuar”, Majko: Ka ende vakanca në Byronë Kombëtare të Hetimit. Struktura e Posaçme ka bërë punë cilësore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook