Mjegulla e dendur ka përfshirë byppasin e Murrizit në rrugën e Arbrit mëngjesin e sotëm. Si pasojë e mjegullës është kufizuar ndjeshëm fushëpamja për automjetet që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe Qarkut Dibër.
Më problematike situata paraqitet në fshatin Bastar Murrize të Tiranës ku si pasojë e mjegullës së dendur dhe rrugës së ngushtë pati rrezik për aksidente.
Drejtuesve të mjeteve ju kërkohet të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe me ndriçimin për mjegullën.
Prania e mjegullës së dendur është burim aksidenti, ndaj dhe efektivët e rrugores kanë bërë këshillimin e drejtuesve të mjeteve në anën e Xibrit të Bashkisë së Klosit.
(Arena e Lajmit)