Vizita e Cameron, Tedi Blushi: Rama duhej të kërkonte ndjesë publike, ka përzënë nga Shqipëria 1 milion shqiptarë  

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, tha për rubrikën “Opinion” në News24 se priste që sot Kryeministri Edi rama, në konferencën e përbashkët për mediat me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron, të kërkonte një ndjesë të madhe publike, pasi është autori kryesor i shpopullimit të vendit dhe detyrimit të shqiptarëve të largohen nga vendi.

Blushi e konsideroi shpopullimin si një dramë të madhe kombëtare, që e shkaktoi Qeveria e Edi Ramës.

“Shifrat e largimit të shqiptarëve nuk i thotë opozita, i thotë Eurostat dhe është një dramë e madhe. Shqiptarët po largohen të detyruar nga regjimi i Edi Ramës. Qeveria e Ramës po i detyron shqiptarët që të braktisin Shqipërinë. Të paktën 1 mln shqiptarë janë larguar nga sytë këmbët, a mund të thotë njeri se Edi rama po qeveris mirë?”, tha Blushi.

Sipas tij, shqiptarët janë larguar nga Shqipëria në Britaninë e Madhe me gomone, jo sepse Shqipëria po qeveriset mirë.

“Kë do të takojë Edi Rama në Britaninë e Madhe? Do takojë ato patronazhistët që i mbushin sallat në takimet e tij? Edi Rama i ka dëbuar shqiptarët, ju mendoni se mund të ketë shqiptarë që do të shkojnë me dëshirë atje? Nëse ky Kryeministër në 11 vite do të përafronte vendin me standardet e BE-së, mendoni se shqiptarët do të largoheshin nga Shqipëria?”, tha Blushi.

Sipas tij, në takimin e Ramës në Athinë nuk ngeli patronazhist dhe Rilindas që nuk u shkul nga Shqipëria për të vajtur në Athinë për të mbushur atë sallë ku u bë takimi.

“Edi Rama ka vrarë shpresën, ndaj edhe sot rinia që shkollohet jashtë nuk kthehet në atdhe. Pse njerëzit më të kualifikuar largohen nga Shqipëria? Sepse Edi Rama ka vrarë shpresën”, tha Blushi.

 

Arena e Lajmit

Vizita e Cameron, Tedi Blushi: Rama duhej të kërkonte ndjesë publike, ka përzënë nga Shqipëria 1 milion shqiptarë  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook