Gazetari Armand Bajrami nga studio e emisionit “Open” në News24 se këta njerëzit e grupeve kriminale që flitet në dosjen e SPAK janë njerëz që kanë shumë më tepër fuqi se deputetët, në zonat që mbulojnë.
Bajrami tha se këto drejtues të grupeve drejtojnë edhe institucione.
“Operacioni i SPAK dekurajon këto grupe, por efektet mos i prisni në një ditë. Deri para se të krijohej SPAK, çdo nëpunës, në çdo zyrë të vendit, firmoste çdo shkresë, që i çohej në momentet e fundit. Ndërsa sot ndodh shumë më pak, sepse nëpunësit e panë që mund të përfundojnë në Gjykatë apo paraburgim”, tha Bajrami.
Ai e cilësoi një hap pozitiv operacionin e fundit të SPAK.
Lidhur me dekonspirimin e operacionit, Bajrami tha se shumë nga emrat që përfshihen në dosje ishin jashtë vendit. “Nuk besoj se ka pasur dekonspirim, por shumë nga këto personazhet i druheshin këtyre arrestimeve”, tha Bajrami.