Dinamo, 4 afrime “big” për rikthimin në Europë

Sezonin e ardhshëm Dinamo pritet ta nisë me synime të qarta për të qenë në majën e Superiores. Klubi kryeqytetas ka nisur punën për të ndërtuar skuadrën që do t’u përgjigjet ambicieve për të siguruar të paktën një vend në kupat e Europës. E kishte këtë objektiv edhe sezonin që sapo përfundoi, por nuk ia doli në fund. Stafi teknik po vazhdon stërvitjen, në mënyrë që për futbollistët të mos krijohet një kohë e gjatë pushimesh, ndërsa drejtuesit e klubit në anën tjetër po planifikojnë lëvizjet që do të “blindojnë” Dinamon dhe do ta bëjnë atë një nga skuadrat që do të bëjnë diferencën sezonin e ri.

BOSHTI – Blutë kanë një bazë të konsiderueshme nga sezoni i fundit, edhe pse ka pasur jo pak largime. Dinamo ka një bosht lojtarësh, ku mund të mbështeten për të bërë më pas lëvizjet që nevojiten në merkato. Boshti i Dinamos aktuale nis me portieri Sali, për të vazhduar me mbrojtësit Hoxha, Lorran, Meksi, Janku, apo edhe Mija. Në mesfushë blutë kanë elementë interesantë si Gudiabi dhe Qefalija, ndërsa në sulm mund të mbështeten te Zabërgja, Kaçorri e Tahiri, të cilët janë në kontratë. Vila pritet të largohet, ndërsa çështja e Denisonit mbetet për t’u parë se çfarë përfundimi do të ketë. Si pjesë e Dinamos mund të llogaritet edhe sulmuesi Mandela, që u shpall golashënuesi më i mirë në Kategorinë e Parë sezonin e fundit. Nigeriani ka arritur akordin me Dinamon dhe do të bashkohet me skuadrën e re këto ditë.

“BIG” – Afrimet gjatë merkatos së verës do të jenë të shumta, por sipas burimeve të gazetës mësohet se do të jenë të paktën 4 goditje big, që do të rritin kualitetin e skuadrës. Kontaktet për këta katër lojtarë me peshë kanë nisur që tani dhe koha në dispozicion i ndihmon drejtuesit e Dinamos për të bërë zgjedhjet e duhura. Lojtarët në fjalë janë llogaritur njëri për mbrojtjen, saktësisht për qendrën e saj, dy për mesfushën dhe tjetri për sulmin. Janë disa profile në fakt që po shihen nga klubi kryeqytetas, nga kampionati ynë dhe nga jashtë vendit. Një nga lojtarët e pëlqyer nga blutë është Deliu i Tiranës, por ditët e fundit kjo pistë është zbehur. Të tjerë kandidatë janë në listën e drejtuesve kryeqytetas, të cilët janë gati të surprizojnë në merkaton e verës. Bisedimet kanë avancuar ndërkohë me disa lojtarë që pritet të vijnë nga Italia dhe që u përkasin pozicioneve të përmendura më sipër. Tani mbetet të bulohen emrat e tyre.

Arena e Lajmit

Dinamo, 4 afrime “big” për rikthimin në Europë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook