“E ardhmja mbetet të shihet, Kumbullën e pret një punë e madhe me Shqipërinë”, flet agjenti i mbrojtësit kuqezi

Agjenti i Marash Kumbullës, Xhani Vitali ka prekur ccështje të ndryshme në një intervistë të dhënë së fundi.

“Sezoni me Sassuolon? Atij i vjen keq për atë që ndodhi. Ai po kthehej nga një dëmtim i rëndë, i duhej kohë për t’u rikthyer në shpejtësi. Gjendja e tij fizike është e mirë, tani pres që Marash të jetë gati për t’u përballur me një grup të vështirë në Kampionatin Europian me Shqipërinë e tij. Tani duhet të vazhdojë këtë rrugë, por kur një lojtar përballet me disa dëmtime të caktuara, i duhet kohë.

E ardhmja? Do të takojmë drejtorin e ri sportiv të Romës, është normale. Roma ka marrë një profil interesant, do të shohim në të ardhmen.

Shqipëria, një nga zbulimet në Europian? Unë besoj se Shqipëria mund të japë njëfarë kënaqësie në një grup vërtet të komplikuar. Është një ekip që ka lojtarë të rëndësishëm, Gjimshiti ngriti mbrëmë Europa League. Është stërvitur mirë dhe ka lojtarë interesantë, do të duhet të përballet në një mënyrë serioze pasi ka vlera të rëndësishme” – Tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

“E ardhmja mbetet të shihet, Kumbullën e pret një punë e madhe me Shqipërinë”, flet agjenti i mbrojtësit kuqezi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook