Konferenca e Kryetarëve/ “I refuzuat propozimet e mia, mohuat problemet”, Tabaku rezerva për Pr.rezolutën e PS për korrupsionin: Duhet debat në Kuvend!

Zbardhen detaje nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Gjatë fjalës së tij, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shprehu rezerva për pr.rezolutën e PS për luftimin e korrupsionit, ndërsa tha nevojitet një debat më i gjerë.

Kujtojmë se PS kërkon ngritjen e një komisioni të posaçëm për çështjet e drejtësisë.

“Më vjen mirë që lufta kundër korrupsionit duhet ndryshojë dhe qeveria pranon që kemi një korrupsion endemik dhe sot ekziston në të gjithë institucionet. Tani kush ka folur e paska pasur të drejtë. Rezoluta që ju propozoni çon miratimin e ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe disa elementë që ne mendojmë se kanë nevojë për një debat më të gjerë se sa debati në kuvend. Kam dorëzuar disa ndryshime ligjore për të luftuar korrupsionin me ndryshime që i vijnë në ndihmë kësaj beteje dhe që u refuzuan nga PS. Mazhoranca i rrëzoi duke mohuar korrupsionin. Sot, qeveria pranon korrupsionin dhe mungesën e vullnetit politik. Ju kërkoni të krijoni një Komision AdHoc që merr funksione nga KKIE dhe pa asnjë argument.”, tha ajo.
()

Arena e Lajmit

Konferenca e Kryetarëve/ “I refuzuat propozimet e mia, mohuat problemet”, Tabaku rezerva për Pr.rezolutën e PS për korrupsionin: Duhet debat në Kuvend!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook