Kostoja e jetesës në Tiranë/ Ekspertja e ekonomisë: Jetojmë si në Europë dhe paguhemi si në Ballkan

TIRANE

Tirana është kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon. Numbeo, që mat indeksin e kostove të jetesës sipas kryeqyteteve në botë, përcakton se në fillim të këtij viti, Tirana ka një indeks prej 44.9%, matur me koston e jetesës në raport me qytetin e Nju Jorkut, që e ka këtë tregues 100%.

Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi e ftuar në Vila24 tha se në Tiranë kostot e jetesës janë të larta por pagat janë si në Ballkan.
“ Tirana ka marrë zhvillim, kostoja e jetesës këtu është si gjithë Europa por pagat janë si në Ballkan. Për një çift mesatar në Tiranë shpenzimet e konsumit janë 35000 lekë të rinj. Shpenzime konsumi janë ato pa të cilat nuk jetohet dot”- tha ekspertja për News24.

 

 

Arena e Lajmit

Kostoja e jetesës në Tiranë/ Ekspertja e ekonomisë: Jetojmë si në Europë dhe paguhemi si në Ballkan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook