Krim i rëndë në familje! Një 52-vjeçar ka goditur me mjet prerës në trup dhe qafë bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi gjatë natës, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen me inicialet E. Sh., 46 vjeçe.
46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua.
“Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.
46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, sqaron policia.
()