Kuvendi miraton marrëveshjen me Danimarkën, 15 milionë euro në vit për shfrytëzimin e burgut në Gjilan

Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen me Mbretërinë e Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, shkruajnë mediat në Kosovë.

Me 86 vota për, 7 kundër dhe asnjë abstenim deputetët i dhanë dritën jeshile kësaj marrëveshje.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se nga kjo marrëveshje Kosova do të fitojë 15 milionë euro tarifë fikse në vit.

“Qëllimi i këtij traktati është forcimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve ekzistuese të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Danimarkës. Sipas traktatit Kosova do të vë në dispozicion kapacitetet e përshtatshme për 300 të burgosur të Danimarkës dhe rrjedhimisht Kosova do të përfitojë në këmbim tarifë vjetore fikse prej 15 milionë euro dhe 6 milionë euro të tjera për energji të gjelbër”, tha Rizvanolli.

 

 

Arena e Lajmit

Kuvendi miraton marrëveshjen me Danimarkën, 15 milionë euro në vit për shfrytëzimin e burgut në Gjilan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook