Lubonja: SPAK me dopio standard, pse nuk heton Ramën për investitorët strategjikë që ka shpallur

Analisti Fatos Lubonja në një lidhje me Skype me emisionin “Open” në News24, duke komentuar raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve, tha se më tepër ishte një shoë.

Lubonja tha se për mendimin e tij është dopio standardi që SPAK ka treguar.

“Nëse Sali Berishës i është hapur një hetim sepse ka vënë firmën për një ndryshim ligji, nga i cili ka përfituar dhëndri apo klienti i tij, sot kemi firma ditë për ditë të Edi Ramës, që nga këto investitorët strategjikë, që na dalin edhe në dosjet e planeve që bëjnë vrasje. Atëherë pse nuk hetohet Edi Rama?

Unë them që historia na ka treguar se edhe miq e vëllezër të ngushtë, lufta për pushtet i ka kthyer në armiq. Po ju jap një shembull, Ramiz Alia ka futur në burg Nexhmije Hoxhën”, tha Lubonja. Sipas tij, mund të vijë një moment që  SPAK të marrë nën hetim Edi Ramën, por edhe mund të ndodhë që Edi Rama të fitojë luftën dhe t’i mposhtë të gjithë këta.

Arena e Lajmit

Lubonja: SPAK me dopio standard, pse nuk heton Ramën për investitorët strategjikë që ka shpallur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook