Masa e sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën e Malltezin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkonte nga kjo gjykatë, heqjen e ndalimit për të marrë pjesë në seancat parlamentare, ndërsa ndodhet në arrest shtëpie me vendimin të GJKKO-së, prej 30 dhjetorit 2023, lidhur me hetimin e SPAK për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Gjithashtu nga e njëjta Gjykatë nuk është pranuar edhe rekursi i Jamarbër Malltezit që kundërshton masën arrest në shtëpi, vendosur nga apeli i posaçëm më 21 nëntor të vitit të shkuar.

Berisha e Malltezi kanë kundërshtuar masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO, duke i cilësuar ato si politike dhe të vendosura me ndikimin e Edi Ramës. Fillimisht ndaj Berishës u kërkua masa “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes jashtë vendit, por ato nuk u respektuan, me pretendimin se SPAK nuk kishte marrë leje nga Kuvendi/

Më pas ishte SPAK që kërkoi leje nga Kuvendi, por duke forcuar masën e sigurisë nga detyrim paraqitjeje në “arrest shtëpie”.

Me masën e sigurisë së arrestit shtëpiak, Berishës iu ndalua të marrë pjesë në seancat plenare, çka mund të çojë në humbjen e mandatit të deputetit, pasi mungon në punimet e Parlamentit prej pothuajse 6 muajsh.

Avokatët e Berishës kanë deklaruar se vendosja në masë arresti synon pikërisht djegien e mandatit të deputetit.

Ish-Kryeministri i është drejtuar me disa kërkesa shkallëve të gjyqësorit shqiptar, por të gjitha janë rrëzuar.

Arena e Lajmit

Masa e sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën e Malltezin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook