Ndërtuan pa leje kabina druri për turizëm, procedohen 3 persona

Tre shtetas kanë rënë në pranga nga blutë e Shkodrës pasi janë konstatuar se kanë kryer disa punime, ndërtime pa leje të posaçme.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për M. L., banues në Lezhë, pasi po ndërtonte 6 kabina prej druri që do të përdoreshin për qëllime turistike, në lumin e Shalës.

Procedim penal ka nisur edhe për 2 vëllezër për një tjetër ndërtim pa leje, në këtë zonë.

Çështjet tashmë kanë kaluar për referim pranë Prokurorisë.

Njoftimi i Policisë:

-Po ndërtonte pa leje, 6 kabina druri që do të përdoreshin për turizëm, procedohet penalisht.

-Gjithashtu, procedohen 2 vëllezër për një tjetër ndërtim pa leje, në këtë zonë.

Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat turistike dhe në ato urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Theth, të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 2 raste të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-M. L., banues në Lezhë, pasi po ndërtonte 6 kabina prej druri që do të përdoreshin për qëllime turistike, në lumin e Shalës;

-N. K. dhe K. K., vëllezër, të dy banues në Shkodër, pasi po ndërtonin një objekt, pa leje, në të njëjtën zonë

Kontrollet dhe verifikimet për të parandaluar, konstatuar dhe goditur paligjshmëritë në fushën e ndërtimeve, vijojnë 24/7, në të gjithë territorin e qarkut.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Whatsapp Image 2024 05 23 At 12.32.01 (2)
Whatsapp Image 2024 05 23 At 12.32.01 (2)
Arena e Lajmit

Ndërtuan pa leje kabina druri për turizëm, procedohen 3 persona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook