Policia e Kosovës ende pa u bërë 24 orë, ka arritur të arrestojë Agron Gashin të dyshuarin kryesor për plagosjen e trefishtë që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Pejë.
Arrestimin e tij e kanë konfirmuar për Telegrafin kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj dhe prokurori Ersan Qavolli.
Qavolli bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar pak minuta më parë në qytetin e Pejës.
Në ndërkohë, njëri prej të plagosurve në Pejë është në gjendje të rëndë, përderisa dy të tjerët janë në gjendje stabile.