VIDEO/ Aksidenti me 3 çiklistë të plagosur, zbardhen detaje të reja

Zbardhen të tjera detaje lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin Vlorë- Himarë-Llogara. Çiklistët janë përfshirë në një përplasje mes tyre, ndërsa e prej tyre kanë marrë goditje të forta.

Një prej çiklistëve të plagosur është holandez, ndërsa dy të tjerët janë grekë, raporton për gazetari Erik Mehmeti.

Çiklistët kanë humbur kontrollin mbi biçikletat, duke shkaktuar përplasjen e fortë me 3 të lënduar më rëndë.  Një prej çiklistëve, me shtetësi holandeze, është transportuar fillimisht në drejtim të spitalit të Himarës.

Sipas raportimit, gjendja e çiklistëve grekë paraqitet më e rëndë, ndërsa janë nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të mungesës së sinjalistikës në një kthesë të fortë në Qeparo.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Aksidenti me 3 çiklistë të plagosur, zbardhen detaje të reja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook