Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi do të dëshmojë sot para prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.
Bardhi pritet të dëshmojë para prokurorëve në lidhje me dosjen “Xibraka”, konkretisht pas akuzave të tij në media për personat e përfshirë në këtë dosje.
Ai ishte thirrur të dëshmonte më herët, por për shkak të angazhimeve, u vendos që të paraqitet sot, në arën 10:00.