“Jemi në një moment shumë delikat krize”/ Përfaqësuesi i shoqatës së mikro-birrarive, Begeja: Akciza 34% si në asnjë vend tjetër, do shkojmë në GJK! (Oferta dhe propozimi për Qeverinë)

Përfaqësuesi i mikro-birrarive shqiptare, Xhimi Begeja ka paralajmëruar për krizën që po kalon sektori i birrarisë në vend. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga AIDA me qëllim promovimin e prodhimeve, Begeja dha disa mesazhe në funksion të mbrojtjes dhe incetivimit gjithnjë e më shumë të produkteve vendase.

Begeja theksoi se shoqata e birrave duhet të ulet me përfaqësuesit e qeverisë për të diskutuar rrugët e daljes nga kriza dhe dakordësimin e një marrëveshje e cila do ta lehtësonte sektorin. Xhimi Begeja tha se shoqatat e prodhuesve të birrave do të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e rritjes së akcizës së birrës, por zgjidhja sipas tij arrihet nga vetë palët pa qenë nevoja e ndërhyrjes së instancës më të lartë të drejtësisë në vend.

“Ne jemi të ftuar nga Gjykata Kushtetuese dhe do më vijë zor të shkoj atje për fuçia birre kur Gjykata Kushtetuese ka plot halle të tjera që ka Shqipëria. Pse? Se nuk merremi vesh ne që të ulemi në tavolinë dhe të bëjmë një marrëveshje xhentëllmenësh që kaq i takon shtetit, kaq do paguajmë ne, kaq është kosto etj. Më vjen keq shumë për akcizën, 34% ka shkuar akciza, kur Gjermania e ka 0.1, 0.2, 0.5. Këtu 35%, po ku shkon?”, u shpreh ai.

Një tjetër propozim i Begejës ishte nxitja e prodhimit vendas në funksion të garantimit të lëndës së parë për prodhimin e birrës si dhe i kërkoi Ministrisë së Bujqësisë që të ndërmarrë një fushatë për kultivimin e elbit në vend.

“4-5 mijë metra hektarë tokë duhen. Bujqësia ka dy gjëra zotni, ka zv/ministër ka sipërfaqe të madhe, ka edhe mekanizim. Malton nuk do e blej me 900 euro sa e marr në Çeki, por me 500-600 euro malton ia blej fshatarit tim këtu, njeriut të ndershëm, kështu zhvillohet ekonomia, kështu zhvillohet çdo gjë”, theksoi ai.

Xhimi Begeja: Kam ardhur për të bërë dy vërejtje, me dhënë dy ide, një gjë të hidhët dhe një gjë të ëmbël. Po e filloj nga gjëja e hithët për punën e birrës. Unë përfaqësoj shoqatën e mikro-birrarive shqiptare. Me thënë të drejtën jemi në një moment shumë delikat krize. Ne jemi të ftuar nga Gjykata Kushtetuese dhe do më vijë zor të shkoj atje për fuçia birre kur Gjykata Kushtetuese ka plot halle të tjera që ka Shqipëria. Pse? Se nuk merremi vesh ne që të ulemi në tavolinë dhe të bëjmë një marrëveshje xhentëllmenësh që kaq i takon shtetit, kaq do paguajmë ne, kaq është kosto etj. Do them dy gjëra. Duke nisur nga statistikat, birra ime prodhohet shqip. Si prodhohet shqip? Malton e marr nga Çekia, lugun e marr në Gjermani, majanë e marr në Holandë, vetëm ujin kam nga Puka. Me shumë keqardhje e them. Për tre mujorin e parë që kam nxjerrë statistikat nga dogana, kemi 9 mln litra importi dhe 6 mln litra prodhimi vendas. Dhe në 2023, janë rritur 30% importi dhe 11% jemi rritur ne. Ne nuk jemi rritur sepse u rrit prodhimi, por jemi rritur sepse ka ardhur turizmi parakohe këtu në Shqipëri, siç dihet. Elbi që dëgjojmë në televizion, prodhohet vetëm për lopët, derrat, për kafshët, ndërsa në Europë në ato fushat e Gjermanisë, janë të mbjella me elb për birrën. Nuk ka mundësi Ministria e Bujqësisë ta bëjë këtë në Shqipëri? Ne kemi qenë largpamës para 20 viteve, kemi investuar 5 mln euro në malteri dhe njëri nga investitorët plasi nga marazi, ndërroi jetë sepse nuk arrinte që të kuptonte në planbizesin e tij që fshatari i ndershëm i cili na jep qumështin, vezën, mishin, drithin dhe katundari që rri te kafja aty që e ka tokën rreth parcelës aty nuk ia jep tokën ta punojë… Të mos bëhet një reformë për tokën? Ta detyrojmë atë katundar që t’ia japë fshatarit të ndershëm që ta punojë fshatari i ndershëm. A nuk është turp? Me një rresht bëhet kjo. Ne duhet të jemi të ndershëm për punët tona, i paguajmë taksat kësaj qeverie. 4-5 mijë metra hektarë tokë duhen. Bujqësia ka dy gjëra zotni, ka zv/ministër ka sipërfaqe të madhe, ka edhe mekanizim. Malton nuk do e blej me 900 euro sa e marr në Çeki, por me 500-600 euro malton ia blej fshatarit tim këtu, njeriut të ndershëm, kështu zhvillohet ekonomia, kështu zhvillohet çdo gjë. Më vjen keq shumë për akcizën, 34% ka shkuar akciza, kur Gjermania e ka 0.1, 0.2, 0.5. Këtu 35%, po ku shkon?

Arena e Lajmit

“Jemi në një moment shumë delikat krize”/ Përfaqësuesi i shoqatës së mikro-birrarive, Begeja: Akciza 34% si në asnjë vend tjetër, do shkojmë në GJK! (Oferta dhe propozimi për Qeverinë)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook