Kryebashkiaku i Gramshit pret ambasadorin holandez: Bashkëpunim në fushën e turizmit. Reinout Vos: Do vij sërish të vizitoj atraksionet e qytetit

Ambasadori holandez në Shqipëri, Reinout Vos ka zhvilluar një vizitë në Gramsh ku është pritur edhe nga kryebashkiaku i këtij qyteti, Besjan Ajazi.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Ajazi shkruan se pjesë e bisedës ishte edhe bashkëpunimi në fushën e Turizmit.

Statusi i Ajazit
Kënaqësi e veçantë të mikprisja në Gramsh, Ambasadorin e Holandës në vendin tonë, Z.Reinout Vos, një mik i të rinjve, i artit dhe i kulturës. Me Ambasadorin Vos biseduam për gjithçka rreth Gramshit dhe mundësive për nisjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme ndërsa i prezantova qytetin tonë në të gjitha dimensionet e tij, veçanërisht në turizëm, si pika jonë më fortë për fuqizimin ekonomik.

Ambasadori Vos mbeti i mahnitur nga bukuritë natyrore që Gramshi ofron ndërsa më premtoi që shumë shpejt do të rikthehet për të vizituar atraksionet turistike.

()

Arena e Lajmit

Kryebashkiaku i Gramshit pret ambasadorin holandez: Bashkëpunim në fushën e turizmit. Reinout Vos: Do vij sërish të vizitoj atraksionet e qytetit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook