Shpërthim me lëndë plasëse në lokalin e kreut të Rithemelimit në Malësinë e Madhe

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një lokal në Razëm të Malësisë së Madhe. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Arena e Lajmit se lokali është në pronësi të Ferdi Stërkaj, kryetar i rithemelimit të PD Malësi e Madhe, ish-kryetar i ish-komunës Shkrel. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim  identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Shpërthim me lëndë plasëse në lokalin e kreut të Rithemelimit në Malësinë e Madhe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook