Skandali me mikro-kreditë/ Lihen në burg 4 të arrestuar, ja masa për pjesën tjetër të grupit. Batuta në gjyq

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurimit të dhëna në mungesë për 8 nga 9 të akuzuarit për kreditë e këqija. Gazetarja Klodiana Lala raporton për se Ttogat e zeza kanë lënë nën masën e sigurisë ‘arrest në burg’ Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato dhe Arben Meskuti.

Ndërkohë, me masën e sigurimit ‘arrest në shtëpi’ janë lënë Jorsida Dervishi, Alketa Tanishi, Kejda Seferi dhe Elda Ibro. Sakaq, në sallë njeri nga të dyshuarit ka bërë një batutë ku është shprehur “nuk jemi në komunizëm që na gjykon populli dhe vendos gjykata”.

Sakaq, të arrestuarit e tjerë kanë ‘kyçur’ gojën në sallën e gjyqit, ndërsa mbrojta ka kërkuar që të specifikohen çfarë ka bërë secili prej tyre. Po ashtu një përmbarues ka theksuar se ai nuk ka kryer asnjë shkelje ligji.

Arena e Lajmit

Skandali me mikro-kreditë/ Lihen në burg 4 të arrestuar, ja masa për pjesën tjetër të grupit. Batuta në gjyq

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook