Tirana duhet ribërë nga e para, vetëm porta është e kompletuar

Tirana duhet të ribëhet nga e para dhe drejtuesit duhet të shpejtojnë. Në këtë moment që flasim skuadra ka të garantuar vetëm portën, pasi ka nën kontratë Selmanin, Kozin dhe Abdullahun. Ky është reparti i vetëm që jep garanci.

Nga ana tjetër, bardheblutë duhet të bëjnë nga e para mbrojtjen. Dy janë lojtarët që rezistojnë: Përgjoni, që me shumë mundësi është kapiteni i ri i skuadrës dhe Mici, që pranoi stolin dhe tregoi veten në fund të kampionatit. Tiranës në këtë moment i duhen shumë lojtarë. Kështu, reparti më alarmant është krahu i djathtë i mbrojtjes. Tiranës i duhen dy lojtarë në këtë pozicion. Në qendër të mbrojtjes kërkohen tre lojtarë të tjerë, të gjithë të gatshëm për të luajtur titullarë.

Mesfusha është në një situatë tjetër të koklavitur. Deliu dhe Lushkja janë pa kontratë, ndërkohë që Tirana dëshiron vetëm një. Me shumë mundësi Deliun. Në llogari, Tiranës i duhet të paktën një mesfushor tipik shkatërrues.

Sulmi ka një tjetër dilemë të madhe. Abazaj, Patrik është pa kontratë, ndërsa Latifi ka disa oferta. Edhe nëse ikën një prej lojtarëve, Tiranës i duhen të paktën dy sulmues për të ndërtuar nga e para ekipin. Shkurt, bardhebluve u duhen tetë titullarë.

Tirana është skuadra me më shumë lëvizje në Superiore brenda një sezoni. Nga fundi i kampionatit të vjetshëm deri sot, Tirana ka larguar 17 futbollistë që kishte federuar me ekipin e parë. Jo vetëm kaq. Bardheblutë kanë edhe shtatë lojtarë të tjerë që mund të largojnë përveç sportistëve nga të rinjtë që janë federuar me ekipin e parë. Një numër i jashtëzakonshëm lëvizjesh brenda 365 ditësh.

Arena e Lajmit

Tirana duhet ribërë nga e para, vetëm porta është e kompletuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook