Tirana pritet që pas të dielës të nisë punën për marrjen e trajnerit të ri, i cili me shumë mundësi do të jetë shqiptar. Asnjë bisedë nuk është kryer konkretisht, por vetëm janë ide menaxherësh. Këtë sezon, Tirana vetëm dy javë ka qenë në krye të klasifikimit.
Po kështu, viti 2024 ka qenë një tmerr më vete për Tiranën. Në 18 javë të luajtura ka marrë 24 pikë, me 6 fitore dhe gjashtë barazime. Bardheblutë në 2024-ën janë të tetit në renditje dhe më keq sesa ta kanë bërë, Erzeni e Kukësi.
Tiranën e shpëtojnë 4 fitoret me Kukësin dhe tri fitoret e një barazim me Dinamon, që bëjnë 22 pikë nga 50 të mundshmet. Ekipi i Tiranës ka 17 pikë më pak nga kampionati i shkuar. Jo vetëm kaq, por është 23 pikë nga sezoni që solli titullin në kryeqytet.