Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e 24-majit në Tiranë. Aldorjana Loshi 21 vjeçe e cila prej rreth një viti e gjysmë ishte pjesë e strukturës së Policisë së Shtetit është gjetur e pajetë në banesën e saj në zonën e Ali Demit.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, sipas raportimeve, efektivja e Policisë ka qenë vetëm në banesë.
Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, dyshohet se 21-vjeçarja është vetëvrarë me armën e shërbimit.
Aldorjana Loshi mbante pozicionin e efektives së patrullës në komisariatin numër 5 në kryeqytet.
Sipas informacioneve, 21-vjeçarja nuk kishte shfaqur asnjë problem në punë.
Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.
Ndërkohë vetëm pak minuta pas ngjarjes ka reaguar edhe policia përmes një njoftimi zyrtar.
Në njoftim thuhet se më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A.L, 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5″